Maqedonia shënon 24 vjet pavarësi

08.09.2015 10:08

Maqedonia sot shënon 24 vjetorin e pavarësisë. Kreu i legjislativit, Trajko Veljanovski, një ditë më parë, në një manifestim solemn të organizuar në Kuvend, ka thënë se Referendumi i 8 shtatorit të vitit 1991 është fitorja më e madhe moderne e popullit maqedonas, ndërsa vullneti i shprehur i qytetarëve paraqet rrumbullaksim të aspiratave, parimeve dhe ëndërrave të gjeneratave nga të dy Ilindenët...

Dhe për atë shkak, si dhe për shkak të vetë ne dhe proceseve eurointegruese, ka thënë më tej Veljanovski, vazhdojmë të realizojmë reformat. Sipas Veljanovskit, sërish nevojitet që dallimet politike të radhiten në çështjet kyçe shtetërore.

Nuk ka shkak më të madh për unitet nga Maqedonia dhe nga ardhmëria e qytetarëve tanë, është shprehur Veljanovski.

Ai theksoi se në këto 24 vite të pavarsimit si shoqëri multietnike, multikulturore dhe multifunksionare janë krijuar kushte për barazi të tërsishme të të gjitha bashkësive etnike për ruajtjen e identitetit të tyre. Në këto 24 vite edhe krahas të gjitha pengesave dhe bllokimeve, Maqedonia edhe mëtej vazhdon të jetë faktor i stabiliteitit dhe konstruktivitetit në rajon, është shprehur kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski.

Në solemnitetin e organizuar mbrëmë, të pranishëm kanë qenë krerët e lartë shtetërorë, ministra, ish ministra deputetë dhe ish deputetë, si dhe perfaqësues të bashkësive fetare, përfaqësues të ARM-së, të trupit diplomatik dhe mysafirë të tjerë. Edhe gjatë ditës së sotme pritet të mbahen një sërë aktivitetetesh solemne dhe vendosje kurora lulesh për të shënuar Ditën e Pavarësisë së Maqedonisë.