Tusk: Ekzodi i refugjatëve do të mund të zgjasë me vite

08.09.2015 10:26

Kryetari i Këshillit evropian, Donald Tusk paralajmëroi mbrëmë se kriza e refugjatëve e cila po godet Evropën, është pjesë e "ekzodit" tëvendeve të shkatërruara nga lufta, që do të mund të zgjasë me vite...

"Vala aktuale e emigrantëve nuk është rast i vetëm, por fillim i ekzodit të vërtetë, që do të thotë se do të duhet të përballemi me atë problem edhe shumë vite", deklaroi Tusk gjatë fjalimit në institutin e Brukselit "Brojgel", transmeton Tanjug-u.

"Për këtë arsye është me rëndësi të mësojmë të jetojmë me atë problem pa akuzuar njëri-tjetrin", porositi ai.

"Nuk duhet të kemi iluzione se ekziston zgjidhje e lehtë që situata të kthehet në të vjetrën", theksoi Tusk dhe bëri thirrje për pragmatizëm, duke shtuar se anëtaret e BE-së duhet t'i lënë anash mospajtimet e tyre të thella dhe të përballen me valën e refugjatëve.