Shqipëria e treta me më së shumti të burgusor në Itali
08.09.2015 10:28
Ministria e Drejtësisë në Itali ka publikuar statistikat e fundit për emigrantët që vuajnë dënime në burgjet e Italisë...

Sipas këtyre statistikave, Shqipëria renditet në vendin e tretë për personat me kombësi të huaj që vuajnë dënimin në burgjet italiane. Ndërsa në vendin e parë mes komuniteteve të vendeve europiane për përqindjen më të lartë të personave të dënuar në Itali.
Statistikat e fundit janë me të dhëna të përditësuara deri më 31 gusht 2015, sipas të cilëve 52 389 persona vuajnë dënimin e shkeljes së ligjit në burgjet italiane.
Rezulton se, 17 304 prej tyre janë nënshtetas me kombësi të huaj e 13.7 % e të cilëve janë të burgosur shqiptarë. Në çdo 3 të burgosur , 1 prej tyre është nënshtetas i huaj.
