Presidenti Ivanov në Forumin ekonomik në Poloni

08.09.2015 11:18

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, prej sot do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën e Polonisë, me rastin e pjesëmarrjes në Forumin e 25-të ekonomik, që do të mbahet në Krunicë – Zdrunjë...

Siç njoftoi kabineti i presidentit, në suaza të forumit, Ivanov do të mbajë fjalim në sesion e titulluar "Drejt Evropës fleksibile: Strategji për ardhmërinë" dhe në formonin e liderëve të rinj në sesionin "Liderët e së nesërmes -  Çfarë liderë i nevojiten Evropës në shekullin 21" . Në qendër të forumit të sivjetmë është situata ekonomike dhe politike në Evropë dhe botë, siguria energjetike dhe inovacionet.

Gjatë vizitës është paraparë që presidenti Ivanov të realizojë takim me presidentin e Republikës së Polonisë Andrej Duda.

Forumi ekonomik, i cili këtë vit mbahet për të 25-ën herë, paraqet konferencën më të madhe dhe më me renome në Evropën Qendrore dhe Lindore me përqendrim në ekonominë dhe politikën në këtë pjesë të kontinentit. Qëllimi i kësaj nisme është të krijohet klimë më e volitshme për zhvillim të bashkëpunimit politik dhe ekonomik në Evropë.

Në delegacionin e Maqedonisë të kryesuar nga presidenti Ivanov është edhe ministri pa dikaster, Furkan Çako, i cili para biznesmenëve polakë do t'i prezantojë  volitshmëritë dhe mundësitë për investim në Republikën e Maqedonisë.