Venezuela është e gatshme të pranojë 20.000 refugjatë sirianë

08.09.2015 11:30

Presidenti i Venezuelës Nikolla Maduro kumtoi se vendi i tij është i gatshëm të pranojë 20.000 sirianë të cilët kanë ikur nga lufta në atdheun e tyre, transmeton BTA....

Në seancën e Qeverisë, të transmetuar në televizion, presidenti socialist sërish theksoi se e mbështet presidentin sirian Bashar al Asad, me të cilin viteve të fundit mban lidhje të ngushta.

Maduro deklaroi se i ka urdhëruar ministren e Punëve të Jashtme Darsi Rodrigez të takohet me përfaqësues të bashkësisë më të madhe siriane në Venezuelë që të bisedojë për pranimin e refugjatëve sirianë.

Në Amerikën Latine, Brazili, Argjentina dhe Uruguaji tashmë kanë programe për pranimin e refugjatëve sirianë, ndërsa Kili kumtoi se e shqyrton mundësinë për marrjen e një vendimi të tillë.