HUNGARI, KRIZA E REFUGJATËVE

Emigrantët thyejnë kordonin e policisë

08.09.2015 12:42

Qindra arabë, aziatikë dhe afrikanë, të lodhur nga pritja e autobuzëve thyen kordonin e policisë hungareze afër kufirit serb dhe marshuan në autostradën kryesore të Budapestit...

Autoritetet hungareze nuk ishin të aftë të kontrollonin turmat e mëdha të njerëzve.

Policia vazhdmimisht përpiqej të formonte linja bllokimi në rrugë , në afërsi të fshatit kufitar Roszke, por azilkërkuesit nuk mbaheshin dot nga numri i paktë i policëve.

Trafiku u ndërpre në të dyja anët e autostradës, dhe ndërsa emigrantët ecnin me shpejtësi në buzë të autostradës, policia i ndiqte hap pas hapi por jo në përpjekje për t’i ndaluar.