ShBA mohon sulmet në Afganistan
08.09.2015 13:03
Shtetet e Bashkuara kanë thënë se as forcat amerikane dhe as forcat e NATO-s nuk kanë qenë të përfshira në një sulm ajror, që ka vrarë 11 policë afganë në jug të Afganistanit...

Zëdhënësi i Ushtrisë amerikane, Brian Tribus, ka thënë se nuk ka pasur sulme të kryera nga SHBA-ja ose NATO-ja në provincën Helmand, më 6 shtator.
Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme të Afganistanit ka thënë se forcat e NATO-s kanë kryer sulmin ajror që ka vrarë zyrtarët afganë.
