Britania, referendumin për BE-në më 2017-tën
08.09.2015 13:12
Dhoma e Ulët e Parlamentit të Britanisë ka votuar për organizimin e një referendumi publik në fund të vitit 2017 për anëtarësinë e Britanisë në Bashkimin Evropian...

Ligji, i cili ka kaluar me 326 vota për dhe 53 kundër, i është dërguar tani Dhomës së Lordëve. Por, para miratimit të ligjit, kryeministri, David Cameron, ka pësuar një humbje të turpshme nga ligjvënësit e tij euroskeptikë, të cilët kanë bashkuar forcat me opozitën për të votuar kundër rregullave që ka kërkuar Cameron për aktivitetin e qeverisë në prag të referendumit.
Cameron ka dashur që të zbusë rregullat e zakonshme, sipas të cilave ministrat ndalohet të bëjnë ndonjë shpallje që mund të ndikojë në rezultatin e votimit, 28 ditë para referendumit.
