Zaev: Prokurori special do të zgjidhet
Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, është optimist se Marrëveshja politike e Përzhinës do të zbatohet dhe në harmoni me afatet e parapara do të zgjidhet edhe prokurori special, i cili do të duhet të procesojë materialet nga përgjimi në masë...

“Prokuroi special këto ditë do të dakordohet. Për këtë s’duhet të keni dyshime. Kësaj nuk mund t’i ikim. Sado që të jetë e dhimbshme për kundërshtarët politik, Maqedonia do të ketë prokuror special, i cili do të hap procedurë parahetimore dhe hetimore për të gjitha krimet që janë bërë nga pushteti gjatë gjithë këtyre viteve”- deklaroi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.
Me zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinos, Zaev pret pavarësimin e institucioneve dhe rikthimin e demokracisë.
Në Ditën e Pavarësisë së Maqedonisë, kreu i opozitës deklaroi se qytetarët nuk i gëzojnë liritë dhe të drejtat e tyre të promovuara gjatë shpalljes së pavarësisë.
“Kemi regjim. Regjim hibrid, i cili na është imponuar në vendin tonë dhe ai duhet të përfundojë. Dhe vitin tjetër, më 8 shtator, të lirë ta presim festën e pavarësisë së vendit tonë”- thekoi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.
Zaev, rikujtoi se pas zgjedhjes së prokurorit më 15 shtator, më 20 tetor do të votohet qeveria kalimtare, e cila do angazhohet në krijimin e kushteve për zgjedhje korrekte dhe demokratike, ndërsa kryeministri Gruevski të dorëhiqet para vitit të ri.
“Në ndërkohë duhet të ndodhë edhe pavarësimi i mediave dhe funksionimi i tyre konformë ligjit”- theksoi Zaev. (Shpëtim Nuredini, TVM2)
