Botë

Prokurori special, Gruevski: Të jetë autonom, i ndershëm dhe objektiv

08.09.2015 17:09

Kryeministri, Nikolla Gruevski, kërkoi që zgjidhja e prokurorit special të realizohet në pajtueshmëri me marrëveshjen e nënshkruar politike si dhe respektimin e saj në tërësi...

Sipas Gruevskit, prokurori special duhet t’i ketë të gjitha kushtet që do ta shpijnë atë në marrjen e vendimeve të paanshme. 
 
“Marrëveshja për prokurorin special duhet të realizohet ashtu siç jemi marrë vesh, siç jemi dakorduar dhe siç kemi firmosur, ashtu duhet të realizohet, pa shtuar ose hequr ndonjë gjë. Prokurori duhet të jetë autonom dhe të ketë numër të mjaftueshëm të bashkëpunëtorëve profesional dhe teknik, hetues dhe logjistikë të plotë të nevojshme të resurseve njerëzore, fonde për mbulimin e harxhimeve, logjistikë teknike, që nënkupton zyra, vetura dhe të ngjashme. Nuk guxon të jetë në asnjë mënyrë i penguar në punën e tij, as nën ndikim të brendshëm apo të jashtëm. Duhet ta kryej punën e tij me ndershmëri dhe të marrë vendime të paanshme”- deklaroi kryeministri, Nikolla Gruevski.
 
Edhe pse kanë ngelur vetëm 7 ditë nga afati për zgjedhjen e prokurorit special, grupet punese të partive politike ende nuk kanë arritur marrëveshje për këtë çështje.
 
Dallimet mes përfaqësuesve të 4 partive politike po bisedojnë për strukturën e prokurorisë speciale, përkatësisht ndihmësit dhe bashkëpunëtorët e prokurorit si dhe buxhetit të ndarë për prokurorinë speciale. 
 
SANIJE KASAMI