Maqedoni
Ndryshimet klimatike, duhet pasur kujdes, ndikojnë në shëndetin e njeriut
08.09.2015 17:36
Temperaturat e ndryshueshme ndikojnë dukshëm në shëndetin e njeriut, sidomos tek ata persona që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare...

Temperaturat e ndryshueshme ndikojnë dukshëm në shëndetin e njeriut, sidomos tek ata persona që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare, ata me sëmundje kronike të veshkave, si dhe gratë shtatzëna.
Mjekët preferojnë që të vishemi me rroba të trasha gjatë orëve të mëngjesit kur temperaturat janë më të ulëta si dhe t’i kushtohet kujdes higjienës personale.
“Temperaturat e ulëta të mëngjesit ndikojnë në grupmoshat prej 0 deri në 6 muaj, prej 6 muaj deri në 3 vjet, si dhe ata fëmijë që janë parashkollor dhe grupmosha mbi 65 vjet me sëmundje kronike të diabetit, me sëmundjen kronike të sheqerit, kardiovaskulare dhe me sëmundjen kronike të veshkave, si dhe gratë shtatzëna duhet të kenë kujdes prej këtyre temperaturave të ulëta që ndikojnë në stinën e vjeshtës. Duhet të kenë kujdes në larjen e duarve, larjen e pemëve të vjeshtës, që duhet t’i konsumojnë, të kenë kujdes të mos jenë në ambiente të mbyllura”- tha mjekja, Sefian Bellçishta.
Ndërkohë, meteorologët edhe për nesër paralajmërojnë mot të ngjashëm, ndërsa në orët e mbrëmjes me të reshura të shiut.
“Nesër do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe me diell të kohëpaskohshëm, si dhe me erë të lehtë nga ana veriperëndimore, temperaturat priten të jenë prej 21 gradë deri më 27 gradë celsius. Kohë të ngjashme pritet të kemi edhe gjatë ditës së nesërme, ndërsa në orët e mbrëmjes priten të reshura të shiut, duke filluar nga ana jugperëndimore, ndërsa gjatë natës të reshura do të ketë në të gjithë vendin. Më shumë të reshura pritet të ketë në pjesën veriperëndimore, perëndimore dhe jugore të vendit”- tha sinoptikania, Lence Rizova.
Sipas meteorologëve, të reshura të shiut do të ketë deri të premten, ndërsa gjatë vikendit pritet që të mbajë mot stabil dhe me temperature më të larta.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
