Botë
Turqia ofensivë ndaj kurdëve sulmon me avionë bazat kurde në Irak
08.09.2015 18:30
Turqia i është përgjigjur me një ofensivë ajrore sulmeve terroriste të kryera ditët e fundit, të cilët u kanë marrë jetët të paktën 28 personave...

Avionët ushtarak turq kanë shenjestruar bazat e rebelëve kurd në veri të Irakut, duke shkatërruar logjistikën e tyre.
Ky operacion pason sulmin me bombë të një mikrobusi që transportonte policë në pikën kufitare me Azerbajxhanin. Për pasojë, 12 veta humbën jetën.
Ndërkohë, 16 ushtarë u vranë edhe ditën e diel nga militantët kurdë. Turqia e ka shpallur PKK-në si një organizatë terroriste.
Militantët e kësaj organizata në muajt e fundit kanë kryer dhjetëra sulme, duke shkelur dhe një marrëveshje të arritur gjatë negociatave të fundit të partisë pro-kurde dhe Ankarasë zyrtare.
