Botë
Kriza e klandestinëve, Lavrov sulmon BE-në: Vala e emigrantëve, pasojë e politikave të gabuara
08.09.2015 21:58
Rusia ka sulmuar sërish Bashkimin Europian si shkaktaren e valës së emigrantëve...

Ministri i punëve të jashtme tha se BE duhet te ndihmojne emigrantet, meqë ishin vetë që morën përsipër zgjidhjen e kësaj krize.
Ministri rus i punëve të jashtme Sergei Lavrov fajëson Bashkimin Evropian për krizën e refugjatëve.
Mijëra njerëz kanë braktisur Lindjen e Mesme për të mbërritur në Evropën perëndimore, duke lënë jetën në detin Mesdhe dhe malet e Ballkanit.
Në një mbledhje që pati në Moskë, me komisioneren e BE mbi Buxhetin dhe Burimet njerëzore, Kristalina Georgieva, Lavrov tha se valët e emigrantëve janë si pasojë e politikave të Bashkimit Evropian.
Vendet e Evropës duhet të ndihmojnë emigrantët, dhe është me ligj, të gjithë vendet që morën përsipër të zgjidhnin konfliktin, duhet të jenë përgjigjes edhe për t’ju shpërndarë ndihmën humanitare viktimave të këtij konflikti, tha Lavrov.
Ndërkohë presidenti rus Vladimir Putin ka fajësuar Perëndimin dhe ka kritikuar Shtetet e Bashkuara, për të mposhtur udhëheqësit aleate të Moskes në Irak dhe Libi, ku grupet radikale dhe ekstremiste janë duke vepruar.
Të dy liderat, Saddam Hussein dhe Muammar Gaddaffi gëzojnë nje miqësi të ngushtë me Moskën.
Rusia është bërë garante për qëndrueshmërinë në Irak dhe Libi, dhe ngjarjet e fundit kanë tronditur qetësinë e të dy vendeve, duke krijuar një boshllëk potencial që lejon terroristët të veprojnë.
Rusia po përballon emigrimin e vet, siç janë emigrantët laboriste nga ish republikat muslimane sovietike të Azisë Qëndrore.
Shumica vijnë nga veriu i Kaukazit, rajon i cili ka deklaruar besnikërinë Shtetit Islamik, nje dhimbje koke e forte per Mosken, qe e luftoi 2 here ne vitin 1990.
