Trajnim për aplikuesit e interesuar për instrumentet e Fondit për inovacione

09.09.2015 10:15

Fondi për inovacione dhe zhvillim teknologjik organizon Trajnim për analizë të rreziqeve, potencialin e tregut, projeksionin financiar dhe mbrojtjen e të drejtave nga pronësia intelektuale për aplikuesit potencial për instrumentet për përkrahje të Fondit...

Trajnimi do të mbahet në Shkup, ndërsa destinimi është për përfaqësuesit e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme dhe institucionet të cilat kryejnë veprimtari shkencore hulumtuese ose të arsimit të lartë, si dhe studentë të cilët janë të interesuar për instrumentet e Fondit.

Fondi për inovacione dhe zhvillim teknologjik vazhdimisht mban trajnime dhe info ngjarje me qëllim të përforcimit të kapaciteteve të aplikuesve potencial për instrumentet për përkrahje të Fondit. Gjatë zbatimit të thirrjes së parë për instrumentin për përkrahje të granteve të bashkëfinancuara për ndërmarrje të sapothemeluara start ap dhe spin of, janë identifikuar disa tema për trajnim si kyçe për aplikuesit me qëllim të përgatitjes së propozim projektit cilësor.