Konferencë për sipërmarrësinë e femrave
Shoqata e biznes grave në Maqedoni, në bashkëpunim me Fondacionin për menaxhment dhe hulumtim industrial dhe përkrahje të Qendrës rajonale për mësim sipërmarrës në Evropën Juglindore (SEECEL) nga Zagrebi, sot organizon konferencë me temë "Sipërmarrësia e femrave, motor për krijimin e vendeve të punës - Shembuj të praktikës së mirë në R. e Maqedonisë"....

Qëllimi i konferencës është të prezantohen rezultatet e projektit rajonal "Sipërmarrësia e femrave, motor për krijimin e vendeve të punës në Evropën Juglindore", e cila ishte realizuar në periudhën prej vitit 2012-2015.
Bartësit e projektit janë SEECEL dhe Iniciativa për zhvillim të përmbajtur (Gender Force-GTF), nën kordinim të Këshillit për bashkëpunim rajonal (Regional Cooperation Council-RCC). Në projekt morën pjesë sipërmarrës nga vendet e Evropës Juglindore, Maqedonia, Serbia, Shqipëria, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Turqia dhe Moldavia.
Qëllimet kryesore janë promovimi i sipërmarrësisë së femrave në Evropën Juglindore përmes përpjekjeve të përbashkëta në sektorin privat dhe publik, promovimi i praktikave të mira në sipërmarrësinë e femrave, në pajtim me Ligjin evropian për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (SBA), si dhe ndërtimi dhe përforcimi i rrjeteve rajonale dhe kombëtare dhe shoqata e grave sipërmarrëse.
Në konferencë do të shfaqet edhe film për gratë e suksesshme sipërmarrëse nga Maqedonia, të xhiruar si pjesë e fazës përfundimtare të projektit.
