Presidenti Ivanov do të mbajë fjalim në Forumin e liderëve të rinj në Poloni
Presidenti Gjorge Ivanov sot do të marrë pjesë në Forumin e liderëve të rinj të sesionit "Liderët e së nesërmes, Çfarë liderë i nevojiten Evropës në shekullin 21", në Novi Saxh, Poloni....

Në suaza të vizitës së punës dyditore në Poloni, Ivanov mbrëmë kishte takim bilateral me homologun polak Andzhej Duda, në të cilën është biseduar për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, për bashkëpunimin ekonomik dhe arsimor, si dhe për Samitin e ardhshëm të NATO-s në vitin 2016 në Poloni, në kontekst të mundësive për zhbllokim të anëtarësimit të Maqedonisë, si dhe për gjendjet në EJL dhe krizën migruese.
Me rastin e Ditës së pavarësisë të Republikës së Maqedonisë, mbrëmë në Krunica Zdruj u organizuar Mbrëmje e Maqedonisë në të cilën u prezantuan mundësitë për investime në Maqedoni.
