Ministri Neziri sot merr pjesë në hapjen e fabrikës italiane MAKDIA
09.09.2015 10:26
Ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri, sot në orën 14:00 do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes solemne të fabrikës italiane MAKDIA, në Zonën teknologjike industriale ekonomike Bunarxhik 1 në Shkup, që është pjesë e realizimit të projektit të investimit të kompanisë italiane "Dijatek"...

Ndërtimi i kësaj fabrike italiane ka vlerën e 10 milionë eurove, ndërsa planifikohet hapja e 200 vendeve të reja të punës.
Fabrika Makdia, është pjesë e rrjetit të fabrikave në Itali, Francë, Zvicër, Gjermani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
