Karvani "Bli shtëpi, bli banesë" në Ohër

09.09.2015 10:06

Karvani "Bli shtëpi, bli banesë" vazhdon sot në Ohër. Për volitshmëritë që i ofron projekti të interesuarit mund të informohen në prezantimin që do të mbahet në Komunë në orën 17:00...

Në prezantim do të marrin pjesë edhe kompanitë ndërtimore nga Ohri, të cilat kanë ofertë të banesave, si dhe përfaqësues të bankave.

Karvani "Bli shtëpi, bli banesë", ka për qëllim ta ofrojë projektin deri te të gjithë qytetarët e interesuar nëpër Maqedoni. Ekipi i përbërë nga përfaqësuesit e Ministrisë së Financave, bankat dhe kompanitë ndërtimore lokale çdo të mërkure të ardhshme do të vizitojë qytete të ndryshme, si Prilepi, Strumica, Velesi, Kumanova dhe Tetova.