"Kamioni me rrëfime" i teatrit francez "Lardenoa" në Maqedoni

09.09.2015 10:30

Në organizim të Institutit francez në Shkup dhe Bibliotekës nacionale dhe universitare "Shën Klimenti i Ohrit" prej sot e deri më 11 shtator do të mbahet Panairi letrat për të rinj, i titulluar "Udhëtimi i librit francez"...

Në kuadër të manifestimit në Maqedoni do të jetë mysafir teatri francez "Lardenoa" me "Kamionin me rrëfime", i cili do të ketë disa interpretime në vend, si pjesë e turneut rajonal.

Sipas agjendës, teatri "Lardenoa" sot pasdite, në SHF "Dimitar Milladinov" në Shkup do ta interpretojë shfaqjen "Ujku i tmerrshëm".

Panairi letrar për të rinj "Udhëtimi i librit francez" do të hapet nesër në hapësirat e BNU "Shën Klimenti i Ohrit". Do të marrë pjesë ambasadorja e Frncës në Maqedoni, ndërsa do të flasë drejtori i bibliotekës Ivan Zarov dhe Izabel Marki Barbo, drejtoreshë e Institutit francez në Shkup.