Prezantim i raportit rus nga mbikëqyrja në Industrinë e Mishit të Maqedonisë

09.09.2015 10:02

Drejtori i Agjencisë për ushqim dhe veterinari Zoran Popovski sot, së bashku me përfaqësues të Odës ekonomike Maqedoni-Rusi dhe Komunës së Sveti Nikollës, do ta vizitojë industrinë e mishit IMK "Sveti Nikollë"....

Drejtori i Agjencisë për ushqim dhe veterinari Zoran Popovski sot, së bashku me përfaqësues të Odës ekonomike Maqedoni-Rusi dhe Komunës së Sveti Nikollës, do ta vizitojë industrinë e mishit IMK "Sveti Nikollë", ku do t'i prezantojë hollësirat nga Raporti i Shërbimit federal për mbikëqyrje veterinare dhe fitosanitare të Federatës ruse për kontroll të kryer të operatorëve të Maqedonisë me ushqim me prejardhje të kafshëve, të cilat kanë paraqitur interes të eksportojnë në tregun e Federatës ruse.

Janë prezantuar edhe aktivitetet e ardhshme për mënjanimin e mangësive të detektuara me kontrollet e kryera nga ana e përfaqësuesve të Shërbimit federal për mbikëqyrje veterinare dhe fitosanitare të Federatës ruse, pas të cilave në bashkëpunim me Agjencinë duhet të veprojnë kompanitë gjatë 60 ditëve të ardhshme.