Sulmohet eskorta e kryeministrit Mustafa

09.09.2015 10:36

Polica e Kosovës ka konfirmuar se sot rreth orës 8:00, është sulmuar eskorta e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa....

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha ka thënë se disa persona të paidentifikuar kanë gjuajtur me vezë-ngjyrë në drejtim të veturës së kryeministrit.

Policia ka marr të gjitha masat për gjetjen e personave ka thënë Hoxha. Ndërsa në një postim të Vetëvensodjes në Facebook thuhet:“Ne duam t'ia kujtojmë Mustafës se nuk mund ta defunksionalizojë shtetin e Kosovës përmes krijimit të Zajednicës, Nëse ai insiston në këtë, ne do ta defunksionalizojmë Qeverinë e tij ”, thuhet në postim.