BE plan për shpërndarjen e migrantëve
09.09.2015 10:59
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, pritet që sot të publikojë planin e menaxhimi të fluksit të migrantëve nga ana e vendeve anëtare të BE-së...

Sipas propozimit 120 mijë imigrantët do të zhvendosen prej Greqisë, Hungarisë dhe Italisë, në vendet tjera të BE-së.
Ndarja e numrit të migrantëve do të bëhet bazuar në bruto prodhimin e brendshëm të vendit, popullsinë, shkallën e papunësisë dhe kërkesën ekzistuese të azilkërkuesve.
Blloku prej 28 vendeve anëtare të BE-së është duke u ballafaquar me fluksin më të madh të migrantëve, që nga Lufta e Dytë Botërore.Organizata e Kombeve të Bashkuara ka thënë se më shumë se 380 mijë migrantë pritet të kalojnë në Mesdhe, duke kërkuar azil në vendt e BE-së.
