Fondi për Inovacione -1.78 milionë euro, 50 persona do të trajnohen se si të aplikojnë

09.09.2015 14:11

Fondi për inovacione do të ndajë 1. 78 milion euro deri në fund të muajit shtator për të tejkaluar problemet me të cilat përballen aplikuesit e ndërmarrjeve të vogla dhe të mëdha...

Gjatë zbatimit të thirrjes së parë për instrumentin për përkrahje të granteve të bashkëfinancuara për ndërmarrjet e sapothemeluara, “Start ap” dhe “Spin of”, janë identifikuar disa tema për trajnim, si kyçe për aplikuesit me qëllim të përgatitjes së propozim-projektit cilësor  si trajnim për analizë të rreziqeve, potencialin e tregut, projeksionin financiar dhe mbrojtjen e të drejtave nga pronësia intelektuale për aplikuesit potencial për instrumentet për përkrahje të Fondit.

“Kemi vërejtur se ka disa probleme në plotësimin e  aplikacionit  dhe pikërisht për këtë qëllim i kemi përkushtuar vëmendje 4 temave të cilat kanë qenë problem për aplikuesit”- deklaroi drejtoresha e Fondit për Inovacione, Jasmina Popovska.

Rreth 50 persona do të trajnohen se si të aplikojnë dhe si nga idetë e tyre mund të bëjnë para.

“Do të mundohemi që t’u tregojmë modelin e biznesit për të bërë para, sepse inovacioni kërkon të mësohet potenciali i tregut dhe si të përfitohen para nga programi i inovacioneve”- tha ligjëruesi nga Hungaria, Petar Megjuroshi.

Trajnimi sot është mbajtur në Shkup, por gjithashtu trajnim do të mbahet edhe në qytetin e Manastirit dhe Ohrit nesër dhe pasnesër.(Rejhane Bushi-Metaj, TVM2)