Botë

Junker për azilkërkuesit ekonomikë: S’ka anëtarësim në BE për vendet “jo të sigurta”

09.09.2015 15:18

5515 azilkërkues ekonomikë në Gjermani do të riatdhesohen në Maqedoni shumë shpejt.

Në të njëjtën kohë nga Gjermania në shtëpi do të kthehen edhe 29.353 shqiptarë, 11.642 serb dhe 2.425 malazezë.

Edhe vetë kreu i KE-së, Zhan Klod Junker, angazhohet që vendet nga Ballkani Perëndimor, prej nga vijnë një numër i madh i azilkërkuesve, të vihen në listën e vendeve të sigurta.

Në fjalimin para deputetëve të Parlamentit Evropian në Strasburg, Junker propozoi miratimin e listës së përbashkët evropiane të "vendeve të sigurta", prej të cilave vijnë azilantët ekonomikë.

Shtetet të cilat do të mbesin pa statusin “vend i sigurt”, do t'u shkurtohet e drejta e bashkëngjitjes në Union, paralajmëron Junker, duke përmendur vendet kandidate që aspirojnë për anëtarësim në BE, Maqedoninë, Shqipërinë, Bosnjë e Hercegovinën, Kosovën, Serbinë dhe Malin i Zi.

Ai sqaroi se qytetarëve të atyre vendeve nuk do t'u shkurtohet e drejta për azil, por kërkesat e tyre do të përpunohen me procedurë të përshpejtuar, ndërsa ata që do të refuzohen do të kthehen në shtëpitë e tyre.

Junker theksoi se duhet të përforcohen kufijtë e jashtëm të BE-së, por Marrëveshja e Shengenit nuk do të pezullohet gjatë mandatit të këtij komisioni.