Botë
ShBA, avioni merr flakë teksa ngrihej nga pista
09.09.2015 15:42
Një avion i “British Airways” ka marrë flakë në aeroportin e Las Vegasit, duke detyruar pasagjerët të evakuohen...

Avioni sapo ngrihej nga pista kur shpërtheu zjarri në motorin e majtë. Një tym i dendur përfshiu fillimisht kabinën e pilotëve dhe më pas u përhap edhe në ambientet brenda, duke shkaktuar panik mes pasagjerëve.
Ekipet e zjarrfikësve ndërhynë menjëherë duke evakuuar 172 pasagjerët dhe ekuipazhin që po udhëtonin drejt Londrës.
13 pasagjerë morën mjekim pasi u asfiksuan nga tymi i dendur, por askush nuk mori plagë serioze.
