Goditi me shqelma refugjatët, pushohet nga puna kameramania hungareze

09.09.2015 16:00

Kameramania hungareze që u incizua duke shkelmuar emigrantët sirianë gjatë një përpjekje për t’i ikur policisë, është pushuar nga puna me efekt të menjëhershëm...

Në një komunikatë për median, televizioni ka shprehur keqardhje për sjelljen e gazetares.

Video që po bën xhiron e botës ka ngjallur reagime të ashpra. Kameramania gazetare që punonte për televizionin hungarez N1TV, shfaqet duke shkelmuar refugjatët që iknin në një fushë afër kampit Roeszke të martën e 8 shtatorit 2015.

Në video duket se si shqelmon një fëmijë të vogël dhe më pas një refugjat i cili mbante në krahë djalin e tij.

Hungaria është shfaqur deri tani si vendi që ka shkaktuar përplasje të forta me emigrantët sirianë që po e përdorin këtë vend si transit për të udhëtuar më pas drejt Gjermanisë.