Maqedoni

Intensifikohet transporti i emigrantëve, 2500 transportohen në Tabanoc në 24 orët e fundit

09.09.2015 16:17

Intensifikohet transporti i emigrantëve nga Gjevgjelia drejt Tabanocit, për shkak të valës së emigrantëve të cilët arrijnë në kampin e pranimit në kufirin tonë jugor...

Gjatë 24 orëve të fundit, rreth 2500 emigrantë janë transportuar me trena të posaçëm nga Gjevgjelia në Tabanoc.
 
Vetëm sot në mëngjes, nga Gjevgjelia për në Tabanoc është nisur edhe një tren me rreth 600 emigrantë, por punonjësit e hekurudhës thonë se në stacionin në Gjevgjelisë kanë përgatitur edhe dy trena të cilët presin për t'i transportuar emigrantët gjatë ditës.
 
Sipas vlerësimeve të UNHCR-së, gjatë dy deri tre ditëve, nga kufiri jugor drejt kufirit verior nëpër vendin tonë kanë transituar rreth 10.000 emigrantë, prej të cilëve më së shumti rreth 6.000 janë regjistruar të hënën. 
 
Qeveria italiane, ndërkohë, ka ndarë një ndihmë prej 90 mijë eurove për Kryqin e Kuq dhe gjysmëhënën e kuqe të Maqedonisë, të  dedikuara për emigrantët. Njoftimi vjen nga Ambasada italiane në Shkup.
 
ERSAN PAJAZITI