Maqedoni

Ekspertët për prokurorin special: Duhet ekip i kompletuar dhe gjykatë e veçantë

09.09.2015 16:57

Prokurori special duhet të ketë ekip të mirë, gjykatë të veçantë dhe për këtë institucion të ri nuk ka nevojë të ndryshohet Kushtetuta, vlerësojnë ekspertët...

Profesori, Gordan Kalajxhiev, shprehet se 15 shtatori nuk duhet të konsiderohet si vendimtar për zgjidhjen e prokurorit special për shkak se kemi të bëjmë me një çështje shumë komplekse.
 
“E kuptoj pozitën, por se kuptoj opozitën. Unë do të diskutoja me kandidatët disa muaj më parë, sepse edhe nga ata duhet të varen disa kushte. A mendoni se dikush aq lehtë do të len punën dhe brenda natës do të vejë kokën e tij në një qese? Prokurorit special duhet t’i lihet një periudhë prej disa javëve për të formuar një ekip të besueshëm, ekip prokurorësh dhe një ekip të hetuesve”- deklaroi  profesori universitar, Gordan Kalajxhiev.
 
“Kjo është vetëm një fillim dhe nuk është e pranueshme tani të ketë katër versione të Ligjit për prokurorin special. Secila palë bën versionin e vet dhe pastaj do të bashkojnë qëndrimet dhe nevojat e tyre, dhe ata janë të mendimit, si edhe deri më tani, të mos ndryshojë asgjë, pra vetëm sa për të thënë se ka zgjidhje. Pra, nuk besojnë në sinqeritetin e këtij procesi që zhvillohet prapa dyerve të mbyllura”- tha kryetarja e “Transparency International”-Maqedoni, Sllagjana Taseva.
 
Ndërsa profesoresha, Mirjana Najçevska, vlerëson se struktura e prokurorit special duhet të zgjidhet duke ndjekur shembullin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare. 
 
SANIJE KASAMI