Maqedoni
Mexhiti dhe Neziri inspektuan punimet e investimit prej 70 mijë euro në SHF “Vasil Gllavinov”
09.09.2015 17:21
Кryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti dhe Ministri i Ekonomisë Bekim Neziri sot kanë vizituar shkollën fillore “Vasil Gllavinov” në Çair...

Кryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti dhe Ministri i Ekonomisë Bekim Neziri sot kanë vizituar shkollën fillore “Vasil Gllavinov” në Çair, ku kanë inspektuar punimet për ndërtimin e murit rrethues të shkollës dhe zëvendësimit të çatisë së vjetër me të re.
Investimi i përgjithshëm i këtij projekti kap shifrën e mbi 70.000 eurove, ndërsa ndërhyrja në këtë shkollë, vazhdon me ndërrimin e gardhit të shkollës që kushton 25 mijë euro dhe kulmit të vjetër që kushton afër 45 mijë euro.
Ndryshe, shkolla fillore Vasil Gllavinov, prej 15 muaj për herë të parë drejtohet nga një kuadër i BDI-së, drejtorit Qamuran Kuçi, i cili ka gjatë kësaj periudhe ka arritur të bëjë lyerjen e të gjitha klasave, ndërimin e një pjese të dritareve të stërvjetra dhe ndërimin e instalimit të vjetër të rrymës nëpër mësojtore.
