Maqedoni
20 vjet marrëdhënie RM-ShBA, Uolers: E duam që Maqedoninë në NATO dhe BE
09.09.2015 17:37
Maqedonia duhej të ishte integruar në strukturat euroatlantike para shumë kohësh, por kjo nuk ka ndodhur për shkak të shumë arsyeve...

Kështu ka deklaruar ish ambasadori amerikan, Pol Uolers. Megjithatë sipas tij, ShBA-të do të vazhdojnë ta përkrahin Maqedoninë në aspiratat e saj drejt integrimit në NATO dhe BE.
Rruga e vetme e Maqedonisë, sipas diplomatit Volers, është integrimi në familjen evropiane dhe në paktin veriatlantik.
“Gjithsesi, besoj në integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE. Siç kam thënë disa herë, duam që Maqedonia të ishte anëtare e NATO- s dhe BE-së që dje. Por, ajo nuk ndodhi për disa arsye të ndryshme, por megjithatë akoma është e fortë baza e politikës amerikane. Duam që Maqedonia të jetë në NATO dhe BE dhe ta kemi partner në struktura, kryesisht në NATO. Shpresoj se kjo do të ndodh së shpejti dhe do të jem i lumtur kur Maqedonia të integrohet në strukturat euroatlantike”- deklaroi ish ambasadori i ShBA-ve në Maqedoni, Pol Volers.
Marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe ShBA-ve janë të mira. Të dyja vendet bashkëpunojnë në fushën politike, kulturore, ekonomike dhe në atë të mbrojtjes, por ekzistojnë mundësi për bashkëpunim më të madh ekonomik, kanë vlerësuar të pranishmit në Ambasadën e Maqedonisë në ShBA me rastin e shënimit të 20 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes vendit dhe ShBA-ve.
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU
