Maqedoni
Investim i ri në Bunarxhik “Dijatek”, 10 milion euro investim, 200 vende pune
09.09.2015 18:27
Në Maqedoni do të prodhohen letra për prodhimin e shabllonëve të tekstilit dhe ngjitës për paketimin e produkteve ushqimore...

Kompania italiane “Makdia” zyrtarisht fillon me punë në Maqedoni, duke përdorur teknologji të lartë digjitale për këtë veprimtari.
Faza e parë e investimit kap vlerën e rreth 10 milion eurove dhe e njëjta është pjesë e projektit të investimeve të Kompanisë italiane “Dijatek”.
“Maqedoninë e zgjodhëm për shkak se ka pozitë gjeostrategjike të mirë, ka afërsi të mirë me vendet e tjera të Ballkanit, gjë që do të na ndihmojë shumë për të pasur kontakt edhe më të mirë me vendet e Mesdheut, Lindjen e Mesme dhe më gjerë”- deklaroi Diego Mosna nga “Dijatek”.
“Kompania “Diatek” i ka njohur të gjitha privilegjet që i ofron ky vend për investitorët e huaj, si legjislacionin e favorshëm për investim, lehtësirat e taksave, taksat e ulëta dhe kushtet të cilat i ofrojmë në zonat industriale janë arsyeja për thithjen e investimeve nga Italia”- tha kryeministri, Nikolla Gruevski.
Në këtë kompani është paraparë të punësohen rreth 200 persona, ndërsa prodhimet e kësaj kompanie kryesisht do të dedikohen për tregjet e jashtme të Evropës, Amerikës dhe Afrikës.
REXHEP QAMILI
