Botë
Stuhi rëre në Lindjen e Mesme, 8 të vdekur, mes tyre 2 fëmijë
09.09.2015 18:58
Një stuhi rëre vdekjeprurëse ka përfshirë një pjesë të Lindjes së Mesme, duke vrarë të paktën 8 persona, përfshi 2 fëmijë dhe duke shkaktuar qindra të plagosur...
Pjesë të mëdha të Libanit, Sirisë, Izraelit dhe Qipros u përfshinë nga re të dendura pluhuri.
Në Siri, të paktën 6 persona vdiqën si pasojë e problemeve me frymëmarrjen.
Në kryeqytetin e Sirisë, Damask, kreu i spitalit tha se më shumë se 1200 njerëz janë trajtuar për probleme me frymëmarrjen.
