Botë

Takohen dy presidentët shqiptarë, presidentja Jahjaga nesër në Tiranë

09.09.2015 19:28

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, do të vizojë nesër Tiranën me ftesë të homologut të saj shqiptar, Bujar Nishanit...

Lajmi u bë i ditur nga zyra për shtyp e Presidencës shqiptare.

“Me ftesë të presidentit të Republikës, Bujar Nishanit, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në vendin tonë presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga”- thuhet në njoftimin e Presidencës shqiptare.

Presidentja Jahjaga do të ketë një takim të përbashkët me presidentin Nishani pa praninë e medias, më pas do të ketë një konferencë të përbashkët shtypi.

Jahjaga pritet të takohet edhe me kryeministrin Rama, me kreun e Parlamentit, Meta, dhe me liderin e opozitës, Basha, por ende nuk janë caktuar oraret zyrtare të këtyre takimeve.