Maqedoni
Unaza rreth Shkupit, nesër lëshohet në përdorim
09.09.2015 21:00
LAMM vonë pasdite kumtoi se nesër unaza rreth Shkupit përsëri do të vihet në përdorim...

"Në emër të shtëpisë së produksionit "CHIC FILMS" dhe PRODUKSIONIT MANUFAKTURA , në pajtim me parashikimin e motit sipas së cilit paralajmërohet shi, ju njoftojmë se unaza rreth Shkupit gjatë ditës së nesërme përsëri do të vihet në përdorim për qytetarët e Republikës së Maqedonisë", qëndron në kumtesën e LAMM.
Ndryshe, komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa.
Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar, në kalimet kufitare nuk ka qëndrime më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Ky informacion ka të bëjë vetëm për vendkalimet e Maqedonisë./mia
