Botë
Lufthansa në Grevë, anulohen mbi 140 mijë fluturime në dy ditë
09.09.2015 22:02
Lufthansa ka anuluar mbi një mijë fluturime të programuara për t’u bërë në këto dy ditë...

Shkak është bërë greva e paralajmëruar dhe që u mbështet edhe nga gjykata një ditë më parë.
Pilotët protestojnë kundër përfitimeve të pensionit, pagës dhe planeve të kompanisë për të ulur kostot.
Pilotët e linjës ajrore gjermane Lufthansa kanë nisur ditën e dytë të grevës, duke anuluar mbi një mijë fluturime me mbi 140.000 pasagjerë. Pilotët kanë kërcënuar me greva të tjera edhe më të gjata nëse menaxherët e kompanisë nuk marrin parasysh kërkesat e tyre mbi uljen e kostove.
Kompania u përpoq të ndalonte grevën, e 13 ne 18 muaj, me një urdhër të përkohshëm, por të martën në mbrëmje dy gjykata vendosën në favor të unionit të pilotëve.
Nga aeroporti i Frankfurtit, zëdhënësi i unionit Markus Wahl deklaroi se ata janë të lumtur për zhvillimin e grevës dhe se me këtë mënyrë do ti japin një sinjal të fortë kompanisë se situata nuk mund të vijojë më kështu.
Ai shtoi se greva mund të zgjasë pa limit, edhe pse unioni njoftoi se do të zgjasë vetëm 24 orë.
Wahl njoftoi të gjithë pasagjerët dhe ata që kanë ndërmend të udhëtojnë në rrugë ajrore të jenë të përgatitur pasi do të ketë një grevë 24 orëshë cdo javë.
Pilotët protestojnë kundër përfitimeve të pensionit, pagës dhe planeve të kompanisë për të ulur kostot.
Ata kërkojnë që Lufthansa të ndalojë zgjerimin e Euroëings, e cila kë një një licencë operimi Austri, ndërsa negociatat vazhdojnë.
Nga ana tjetër vetë kompania për të konkurruar rivëlët e saj si Ryanair, e cila synon tregun gjerman, ka vendosur të ulë kostot me shkurtimin e pesioneve, pagave dhe të personelit.
