Armata siriane i dëboi luftëtarët e SHI-së nga burimi i naftës Xhazal
10.09.2015 10:28
Armata siriane i dëboi pjesëtarët e Shtetit Islamik (SHI) nga burimi i naftës Xhazal, i cili gjendet në veriperëndim nga qyteti antik Palmira, deklaroi guvernatori i provincës Homs, Talal al Barazi...

"Pas përleshjeve të ashpra pjesëtarët e armatës siriane arritën ta kthejnë nën kontrollin e tyre këtë objekt të rëndësishëm për ekonominë siriane" theksoi Barazi.
Në operacion e kanë humbur jetën të paktën 25 pjesëtarë të SHI-së, forcat e së cilës janë tërhequr drejt Palmirës.
