Një zjarr i madh shkaktoi shpërthime të materieve të rrezikshme në qytetin Feniks

10.09.2015 10:40

Një zjarr i madh kaploi objekte industriale me material të rrezikshëm në qytetin Feniks në shtetin amerikan Arizona, që shkaktoi shpërthime, ndërsa popullata në këtë rajon është evakuuar....

Sipas mediumeve lokale, shkaku për zjarrin tani për tani nuk dihet, por flakët e tij kapluan fabrikën lokale të katranit.

Zjarrfikësit thonë se disa revervoare janë shkatërruar, ndërsa së paku tre kanë shpërthyer. me kilometra mund të vërehen re nga tymi i zi në ajër.

Në këtë pjesë të vendit janë anuluar të gjitha fluturimet me aeroplan.

Zjarrfikësit kanë evakuuar rreth 100 njerëz nga ndërmarrjet e afërta, të cilëve u është rekomanduar që të largohen nga rajoni i kapluar nga zjarri.

Në shuarjen e stihisë së zjarrit marrin pjesë 50 zjarrfikës, ndërsa është kumtuar se në vendin e incidentit janë liruar së paku 20 materie të rrezikshme.