Australia në koalicion kundër ISIS
10.09.2015 11:46
Roli i Australisë në luftën kundër grupit militant të Shtetit Islamik (IS) në Lindjen e Mesme mund të zgjasë me vite, ka thënë ministrja e Jashtme e Australisë, Julie Bishop...

Deklarata vjen pasi Qeveria australiane ka thënë se avionët e saj luftarakë do të marrin pjesë në misionin kundër Shtetit Islamik në Siri.
Më herët, avionët e saj kanë marrë pjesë vetëm në misionin në Irak, në kuadër të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.
Australia po ashtu ka dërguar ushtarë për të trajnuar dhe këshilluar ushtrinë irakiane. Bishop u ka thënë mediave lokale se Australia është e angazhuar për shkatërrimin e grupit militant.
