Japonia goditet nga shira të rrëmbyeshëm

10.09.2015 12:36

Disa zona të Japonisë janë në gjendje alarmi, pasi shirat e furishëm dhe përmbytjet po vazhdojnë për të dytën ditë me radhë....

Qindramijëra njerëz janë këshilluar që të largohen nga shtëpitë. Tash për tash, një person figuron i zhdukur.

Situata pason stuhinë “Etau”, e cila, të mërkurën ka sjellë erëra deri në 125 kilometra në orë, përpara se të lëvizte drejt detit. Zonat e goditura më së rëndi janë në veri të Tokios, përkatësisht prefekturat Ibaraku dhe Toçigi.