Federer-Wawrinka gjysmëfinalja e dytë e US OPEN

10.09.2015 13:48

Nuk ka pengesa të pakalueshme për Roger Federer dhe Stanislas Wawrinkan në Us Open...

Dy tenistët siguruan pa shpenzuar shumë energji nga një biletë për në fazën e 4 më të mirëve të turneut dhe tashmë do të diskutojnë mes tyre një gjysmëfinale të gjithën zvicerane në grand-slamin Njujorkez.

Numri 2 i Botës Roger Federer e pati thjeshjtë një shëtitje sfidën e tij përballë francezit Richard Gasquet të cilin e mundi 3-0 me sete në një ndeshje që zgjati dicka më pak se 1 orë e gjysmë duke siguruar në fund gjysmëfinalen e tij të 10-të në Us Open.

Vijon në këtë mënyrë forma fantastike e 34-vjecarit nga Baseli i cili në këtë edicion të Us Open nuk ka humbur qoftë edhe një set në 5 ndeshjet që ka zhvilluar deri tani. Tashmë kundërshtari i radhës për Federer do të jetë bashkëkombasi i tij Stan Wawrinka i cili në cerekfinale eliminoi me një 3-0 të pastër afrikano-jugorin Kevin Anderson që në ruandin e kaluar kishte nxjerrë jashtë turneut britanikun Andy Murray.  Do të jetë një gjysmëfinale e gjitha për tu shijuar ajo mes numrit 2 dhe numrit 5 të Botës që do të zhvillohet këtë të Premte.

Në kategorinë e femrave siguroi një kualifikim me shumë vuajtje numri 2 i Botës, Simona Halep. Tenistja rumune kaloi me shumë vështirësi 2-1 me sete bjellorusen Viktoria Azarenka me shifrat 6-3, 4-6, 6-4.

Në gjysmëfinale Halep do të sfidojë surprizën e vërtetë në këtë edicion të Us Open, italianen Flavia Penttea. Kjo e fundit dhuroi spektakël duke eliminuar në cerekfinale një favorite si Petra Kvitova të cilën e mundi 2-1 me sete në 2 orë e 26 minuta lojë.