U ndahen 68.784 vërtetime migrantëve me qëllim për kërkesë të azilit

10.09.2015 13:53

Edhe 1.830 vërtetime për qëllim të shprehur për parashtrimin e kërkesës për njohjen e së drejtës për azil u janë ndarë shtetasve të huaj deri në ora tetë në mëngjes...

Dokument të tillë prej 19 qershorit deri tani u është ndarë 68.784 shtetasve të huaj, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas MBP-së, gjatë 24 orëve të fundit deri te Sektori për azil nuk janë parashtruar kërkesa për njohjen e së drejtës për azil në bazë të vërtetimit paraprakisht të dhënë për qëllim të shprehur për parashtrimin e kërkesës për njohjen e së drejtës për azil.

Deri tani janë parashtruar 49 kërkesa për njohjen e së drejtës për azil në bazë të vërtetimit paraprakisht të dhënë. Tridhjetë e gjashtë kërkesa janë nga shtetas të Sirisë, prej tyre 10 për fëmijë, pastaj tre kërkesa nga shtetas të Pakistanit dhe Afganistanit, prej të cilëve katër janë për fëmijë të cilët e shoqërojnë prindin, nga dy kërkesa nga shtetas të Marokut, Algjerisë dhe Irakut (një prej kërkesave është për fëmijë) dhe një kërkesë nga shtetas i Egjiptit.