Show Biz

Dhurata më e mirë për ditëlindjen e Pink!

10.09.2015 14:59

Është e sigurtë se ajo ka kaluar pushimet më të mrekullueshme, dhe festimet kanë vazhduar të martën, kur Pink mbushi plot 36 vjeç...

Këngëtarja e famshme është fotografuar në Nju Jork me bashkëshortin e saj, Carey Hart, 40 vjeç dhe vajzën e tyre 4-vjeçare, Willow.
 
Sigurisht bashkëshorti nuk kishte harruar t’i bënte dhuratë këngëtares së hitit “Try”, duke i dhuruar një çantë rozë me dhurata dhe një tullumbac në formë ylli.
 
Por kush ishte dhurata më e mirë për Pink? Ajo e vajzës së saj.
 
“Willow më lejoi të bëja gërshet flokët e saj për ditëlindjen time dhe më bërtiti gati pesë herë”, shkruan në Twitter këngëtarja.