Maqedoni

LR-PDSH, gjykatë speciale evropiane për aferën “Telekom”

10.09.2015 15:51

Lëvizja për Reforma në PDSh është skeptike se prokurori special do të arrijë të zbardhë të vërtetën mbi aferën “Telekom”...

Nga LR-PDSh  kërkojnë një gjykatë speciale evropiane që do të hetonte përgjegjësinë  e politikanëve të lartë të BDI-së, të cilët përmenden në këtë aferë.
 
“Tani që në Maqedoni po zhvillohen negociata në lidhje me prokurorin special, vlerësojmë se prokurori special do të ishte i pafuqishëm  të çrrënjos këtë oligarki, e cila  patjetër që rrënjët i ka thellë edhe në gjykatat e vendit. Kërkojmë që në Maqedoni të vijnë gjykatat speciale evropiane si mjet që elementet e tilla njëherë e përgjithmonë do t’i largonte nga jeta publike e vendit”- thonë nga LR-PDSh.