Hasanbeg, ndërtim i rrjetit sekondar fekal

10.09.2015 16:02

Rrjeti i kanalizimit fekal i qytetit shtrihet edhe në lagjen e Hasanbegut të Komunës së Gazi Babës, përkatësisht në rrugët 37 dhe 22 të kësaj lagjeje...

Fillimin e punimeve e përuruan ministri i Ekologjisë dhe kryetari i Komunës së Gazibabës.

“Sivjet po vazhdojmë të bashkëfinancojmë, gjegjësisht të financojmë pjesën e mbetur të kanalizimit për këtë pjesë të kësaj lagjeje diku afër 600 metër gjatësi dhe me shpresë se gjithnjë do të jemi bashkë afër qytetarëve që të mund të financojmë projekte të këtilla në mënyrë që të mbrojmë ambientin e qytetarëve”- tha ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Nurhan Izairi.

“Komuna e Gazi Babës në këtë projekt do të marrë pjesë me renovimin e rrugës për shkak se rruga do të dëmtohet dhe komuna komplet do të bëjë rinovim të rrugës së kanalizimit. Gjithashtu edhe në të ardhmen ne do të vazhdojmë me projekt kapital me ndërtimin sekondar fekal të kanalizimit për shkak se janë mjaft domethënëse për mjedisin jetësor”- tha kryetari i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski.

Ky projekt financohet nga Ministria e Ekologjisë, nga e cila për këtë qëllim janë ndarë 2.5 milion denarë. (Gyltene Sinani, TVM2)