Emigrantet, MPB ndërmerr masa për refugjatë të rrejshëm
Pas reagimit të disa përfaqësuesve evropianë se valën e refugjatëve e shfrytëzojnë edhe shtetas të vendeve nga Ballkani...

Pas reagimit të disa përfaqësuesve evropianë se valën e refugjatëve e shfrytëzojnë edhe shtetas të vendeve nga Ballkani, me çka rritet prania e tyre dhe kërkesat për azil në vendet perëndimore, zëdhënësi i MPB-së theksoi se Maqedonia që nga marrja e vendimit për liberalizim të vizave ndërmerr masa për pengimin e të ashtuquajturve azilantë të rrejshëm nga Maqedonia për në BE, pa marrë parasysh krizën aktuale me refugjatë.
“Masat kryesisht janë në dy drejtime. Njëri drejtim është puna parandaluese në ato mjedise ku kemi njohuri dhe të dhëna se vijnë të ashtuquajtur azilantë të rrejshëm. Pakoja e dytë e masave të cilat ndërmerren nga ana e MPB-¬së janë masat represive. Në të vërtetë, siç është e njohur, Maqedonia ka bërë ndryshime edhe në Ligjin penal dhe është vendosur nen i ri, me të cilin praktikisht sanksionohet keqpërdorimi i liberalizimit të vizave, ashtu që deri tani në raste të shumta janë ngritur edhe padi penale kundër personave të cilët i manipulojnë shtetasit e Maqedonisë”- deklaroi zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski.
Ndërkohë, nga stacioni i trenit konfirmuan se janë të gatshëm të përgjigjen në kërkesat e kampit me trena shtesë special, të cilët janë të gatshëm dhe presin. Sipas valës së emigrantëve, në kampin për pranim pritet nëpër vendin tonë të transitojnë rreth 6.000 emigrantë. Transporti është i organizuar mirë dhe madje deri tani po zhvillohet pa vështirësi. (Rejhane Bushi-Metaj, TVM2)
