Maqedoni

Prokurori special, Orav: Nuk ka plan B, më 15 shtator ai do të zgjidhet

10.09.2015 16:55

Deri më 15 shtator Maqedoni duhet të ketë medoemos prokuror special, ndërsa më 16 shtator po i njëjti të fillojë me punë...

Për bisedimet e ngecura mes grupeve punuese të katër partive politike rreth prokurorit special, ambasadori i BE-së, Aivo Orav, tha se nuk ka plan B, më 15 shtator Maqedonia do të ketë prokuror special i caktuar nga katër partitë më të mëdha politike. 
 
“Mbetën edhe disa çështje dhe shpresoj që nëse jo në disa orët e ardhshme, atëherë në disa ditët e ardhshme këto çështje do të zgjidhen në mënyrë konstruktive dhe në interes të vendit. Kështu që, më 15 shtator do të arrihet marrëveshje, ndërsa më 16 shtator prokurori i ri special do të fillojë me punë”- deklaroi ambasadori i BE-së, Aivo Orav.
 
Sipas ambasadorit Orav, tani vjen procesi më i vështirë, implementimi i marrëveshjes, por ai është i bindur se palët do të punojnë në përputhje me interesin më të mirë të vendit. 
 
“Marrëveshja politike që u arrit ndërmjet katër partive politike, më 15 korrik ishte e arritur e jashtëzakonshme për të gjitha partitë. Ai ishte një proces shumë i vështirë, ndërsa tani partitë janë në fazë akoma më të vështirë të implementimit të marrëveshjes. Jam i kënaqur që shumë punë të mira tashmë janë arritur”- tha ambasadori i BE-së, Aivo Orav.
 
SANIJE KASAMI