Futboll

Baseli kthen nga huazimi Naser Alijin

10.09.2015 17:25

Karriera e futbollistit të kombëtares shqiptare, Naser Aliji merr një kthesë të papritur...

21-vjecari, i cili nga Janari i këtij viti luante në formën e huazimit te Vaduzi në kampionatin zvicëran, është kthyer menjëherë te Bazeli, që zotëron kartonin e tij.
 
Lajmi konfirmohet nga mediat zvicërave, që e lidhin këtë lëvizje me dëmtimit e mbrojtësit të majtë të Bazelit, Adama Traore. Në mungesë të një alternative në këtë rol, kampionët e Zvicrës vendosën të ndërprisnin huazimin e lojtarit te skuadra nga Lihtenshtejni, duke e kthyer në shtëpi.
 
Në këtë fillim sezoni futbollisit i lindur në Kumanovë, ka qenë titullar i padiskutueshëm te Vaduzi, duke u aktivizuar në të gjitha ndeshjet e kampionatit, pa harruar faktin që është grumbulluar nga De Biasi për dy ndeshjet eliminatore me Danimarkën dhe Portugalinë.
 
Me kuqezinjtë Aliji debutoi në miqësoren e muajit qershor me Francën, ndaj së cilës bëri një paraqitje mjaft pozitive.
 
Para se të pajisej me pasaportë shqiptare, Aliji është grumbulluar rregullisht me përfaqësueset e moshave të Zvicrës që nga U-15 e deri te U-21.