Futboll

Anulohet ndeshja Renova - Rabotniçki

10.09.2015 17:29

Rreshjet e mëdha të shiut dhe tereni I mbuluar me ujë në Gostivar, nuk lejuan që të luhet ndeshja e mbetur e xhiros së tretë në ligën e parë futbollistike në vendin tonë, mes Renovës dhe Rabotniçkit...

Takimi në fjalë, fillimisht ishte anuluar për shkak të paraqitjes të “romantikëve” në Ligën Europa dhe ishte paraparë të luhet sot, por sipas informatave jozyrtare, tani planifikohet të luhet të enjten e ardhshme, me 17 shtator.