Maqedoni

Manastir–muzeu i alfabetit, Shehapi: Thellohet bashkëpunimi me Shqipërinë

10.09.2015 17:35

Muzeun e alfabetit të gjuhës shqipe në Manastir e vizitoi delegacioni shqiptar nga Ministria e Kulturës...

Qëllimi i vizitës ishte njohja nga afër me gjendjen aktuale të objektit të alfabetit të gjuhës shqipe në Manastir, identifikimin apo monitorimin e problemeve të përgjithshme të situatës faktike në objekt.
 
Sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Behixhudin Shehapi, e vlerësoi lartë bashkëpunimin dhe angazhimin e palës shqiptare në implementimin e marrëveshjes, e cila pritet të realizohet deri më vitin 2020.
 
“Palët do të inkurajojnë hartimin dhe implementimin e projekteve të përbashkëta në fushën e restaurimit të monumenteve të kulturës, të qendrave historike dhe trashëgimisë shpirtërore, jomateriale, me theks të veçantë sidomos në zonat ndërkufitare. Me rëndësi të veçantë është nisma e projektit ideor që është miratuar nga Qeveria e Maqedonisë për dhomën e figurave të dyllit të anëtarëve të komisionit që e hartuan alfabetin e gjuhës shqipe në këtë objekt të rëndësishëm ne muzeun e alfabetit”- deklaroi sekretari shtetëror pranë Ministrisë së Kulturës, Behixhidin Shehapi.
 
“Ne jemi këtu për të identifikuar gjendjen, situatën dhe për të ndihmuar me ekspertizë dhe me specialist, me projekte në rikonstruksionin dhe mosrealizimin e këtij objekti më të rëndësishëm. Ky është hapi i parë i marrëdhënieve tona në fushën e kulturës, por nuk do të jetë i fundit, ne do të kemi edhe aktivitete të tjera midis dy ministrive”- tha zëvendësministri i Kulturës së Shqipërisë, Zef Cuni.
 
Maqedonia dhe Shqipëria do të vazhdojnë edhe në të ardhmen  bashkëpunimin me ministritë përkatëse të të dyja shteteve në fusha të ndryshme të artit dhe kulturës.
 
VL0RA LATIFI-TOPOJANI