Botë
Jahjaga në Tiranë përshëndet shqiptarët për Shtetin e Kosovës
10.09.2015 18:24
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, po qëndron për vizitë në Tiranë...

Ajo ka përshëndetur me një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë të gjithë shqiptarët për kontributin që kanë dhënë për Shtetin e Kosovës.
Ajo u shpreh se Shqipëria ka luajtur një rol të rëndësishëm në rrugëtimin e shtetit më të ri. Pa Shqipërinë, tha Jahjaga, Kosova nuk do të ishte kjo që është, por edhe Shqipëria nuk do ishte kjo që është pa Kosovën.
Ndërkohë, presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, në një takim që realizoi me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka përshëndetur marrëveshjen e arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për themelimin e Asociacionit të komunave të banuara me shumicë serbe në Kosovë.
Nishani ka thënë se me këtë marrëveshje “de facto” Serbia e ka njohur pavarësinë e Kosovë.
